LAJME

Osmani mirëpret në zyrën e saj fëmijët nga komunitetet: Kosova i përket të gjithëve

Osmani mirëpret në zyrën e saj fëmijët nga komunitetet: Kosova i përket të gjithëve
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Dhjetor 2024, 12:12

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Në fjalën e saj, Osmani theksoi rëndësinë e përfshirjes së të gjitha komuniteteve në jetën politike dhe shoqërore të vendit.

“Kosova i përket të gjithë qytetarëve të saj, por mbi të gjitha fëmijëve tanë – gjeneratës së ardhshme të udhëheqësve. Së bashku për një Kosovë të barabartë për të gjithë!” ka shkruar Osmani në Facebook.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika