Osmani: Komuniteti ashkali është pjesë e pandashme e historisë dhe identitetit të Kosovës

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Tani
Osmani: Komuniteti ashkali është pjesë e pandashme e historisë dhe identitetit të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë, duke theksuar rolin dhe kontributin e këtij komuniteti në ndërtimin e identitetit dhe diversitetit të vendit.

Në mesazhin e saj, Osmani vlerësoi se në mozaikun e identitetit të Republika e Kosovës, komuniteti ashkali zë një vend të veçantë, falë traditave, gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë së tij të pasur, të cilat e kanë bërë vendin më të larmishëm. Ajo theksoi se trashëgimia kulturore e ashkalinjve është pjesë e pandashme e historisë së Kosovës.

Presidentja po ashtu riafirmoi përkushtimin institucional për ndërtimin e një shteti ku çdo komunitet ndihet i barabartë dhe i respektuar. Sipas saj, forca e Kosovës qëndron në shumëllojshmërinë e saj, në ndërthurjen e traditave, respektin reciprok dhe në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët me dinjitet për të gjithë qytetarët.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika