Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka shprehur keqardhje për viktimat e zhdukura gjatë luftës së fundit në vend, duke theksuar se 1632 persona janë ende në listat e të zhdukurve dhe se ky numër nuk paraqet, thjesht, numër.
“Kosova nuk mund të heshtë dhe nuk do të heshtë karshi këtij poshtërimi të vazhdueshëm që shteti serb po ua bën të zhdukurve me dhunë, viktima të dhunës shtetërore serbe”, shtoi Osmani.
Presidentja tha se ata janë plaga jonë e përbashkët, e cila nuk mund të mbyllet pa u bërë i ditur fati i secilit prej tyre.