LAJME

Osmani: Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO

Osmani: Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Mars 2025, 15:14

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO.

Në konferencën për media të mbajtur pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, të martën në Prishtinë, Osmani ka thënë se interesimi i Kosovës për anëtarësim në Aleancë është domosdoshmëri strategjike për paqe në rajon dhe kontinent.

“Synimi ynë strategjik për anëtarësim në NATO nuk është thjeshtë një interes shtetëror i yni, por edhe një domosdoshmëri strategjike për paqen në rajon dhe gjithë kontinentin evropian. Ne duam që të thellojmë partneritetin tonë me NATO-n duke zhvilluar çdo ditë e më shumë ushtrinë tonë, Forcën e Sigurisë së Kosovës, në një forcë bashkëkohore, profesionale dhe ndërvepruese  me forcat partnere në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në botë”, ka thënë ajo.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika