LAJME

Osmani dhe Kurti përkujtojnë veprën e Zahir Pajazitit dhe shokëve të tij

Osmani dhe Kurti përkujtojnë veprën e Zahir Pajazitit dhe shokëve të tij
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Janar 2026, 10:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot kanë bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në sheshin qendror të Prishtinës, me rastin e 29-vjetorit të rënies së Pajazitit, si dhe të bashkëluftëtarëve të tij, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut.

Në këtë përkujtim, Osmani dhe Kurti kanë përkujtuar kontributin dhe sakrificën e tyre në luftën për liri dhe çlirim të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e veprës së tyre për të ardhmen e shtetit.

Presidentja Osmani ka theksuar se kjo përvjetor është një ditë që frymëzon gjithë popullin e Kosovës.

“Sakrifica e tyre ka ndërtuar themele të forta për Republikën e Kosovës, themele mbi të cilat qëndron edhe sot shteti i Kosovës”, ka thënë Osmani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika