LAJME

Orlando takon Abdixhikun, këto tema u diskutuan

Orlando takon Abdixhikun, këto tema u diskutuan
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Mars 2021, 17:59

Lumir AbdixhikuAmbasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando është takuar sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku dhe nënkryetarin Gazmend Muhaxheri.

Diplomati italian pas këtij takimi në një postim në Twitter ka bërë të ditur se kryetari i LDK-së e ka informuar mbi planet e kësaj partie për rolin konstruktiv në opozitë dhe debatin e brendshëm.

“Kisha një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe z.Muhaxheri, ku kryetari më informoi për planin e partisë për rolin konstruktiv në opozitë dhe në debatin e brendshëm. Përsërita shpresën që të gjitha partitë të veprojnë me përgjegjësi për të shmangur kthimin e kushtueshëm në zgjedhje”, shkruan Orlando.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika