Komuna e Prizrenit ka njoftuar se përmes grupit punues për hartimin e Planit Komunal për Riintegrim të Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040, për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit. Nr. 01/011-5643, Udhëzimin Administrativ (MAPL) Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna dhe Rregulloren 01/2025 për Transparencë në Komunën e Prizrenit, organizon konsultimin publik me qytetarë për Projekt Planin Komunal për Riintegrim të Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar.
Siç bëhet e ditur, ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 27.04.2026 deri më 12.05.2026, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet të enjten, më 07.05.2026 në sallën e Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë), në orën 10:00.






