LAJME

Organizatë ruse në Dragash? Reagon kryetari i komunës: Organet kompetente do ta sqarojnë rastin

Organizatë ruse në Dragash? Reagon kryetari i komunës: Organet kompetente do ta sqarojnë rastin
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Gusht 2022, 09:04

Aktivisti goran Fatir Berzati ka thënë se në Dragash pas orës 16:00 një zyre ruse që po funksionon si organizatë humanitare është duke shpërndarë ndihma.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Komuna e Dragashit.

Përmes një shënimi në Facebook, kryetari i kësaj komune, Bexhet Xheladini ka thënë se gjatë takimeve publike me qytetarët e regjionit të Gorës, nuk janë vërejtur lëvizje dhe as dyshime të tilla.

Megjithatë sipas tij, organet e rendit janë ato që do të sqarojnë deklaratën e Berzatit.

Aktivisti goran: Një organizatë ruse po shpërndan ndihma pas orës 18:00 në Dragash
“Ju njoftoj se organet kompetente janë në dijeni me deklaratën e këtij personi.

Ne gjatë takimeve publike me qytetarët e regjionit të Gorës, nuk kemi vërejtur lëvizje dhe as dyshime të tilla, por organet kompetente janë ato të cilat do ta sqarojnë informatën e Fatir Berzatit”, ka shkruar Xheladini./Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika