LAJME

Orav mirëpret zhvillimin paqësor, konkurrues e gjithëpërfshirës të zgjedhjeve lokale në Kosovë

Orav mirëpret zhvillimin paqësor, konkurrues e gjithëpërfshirës të zgjedhjeve lokale në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Tetor 2025, 13:55

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka mirëpritur zhvillimin paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës të zgjedhjeve lokale në Kosovë të dielën.

Ai ka thënë se pret që e njëjta të ndodhë edhe në balotazh.

Në një postim në Facebook, Orav, ka thënë se mbulimi mediatik i lirë, i drejtë dhe gjithëpërfshirës ka kontribuuar në një proces zgjedhor transparent.

“Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, ka mirëpritur sot zhvillimin paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, duke vënë në dukje se mbulimi mediatik i lirë, drejtë dhe gjithëpërfshirës kontribuoi në një proces zgjedhor transparent dhe se e njëjta pritet edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve”, është shkruar në faqen e Misionit të BE-së në Kosovë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika