LAJME

Operacioni për krim me naftën, arrestohen 9 persona nga 21 lokacione

Operacioni për krim me naftën, arrestohen 9 persona nga 21 lokacione
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Korrik 2026, 13:27

Nëntë persona janë arrestuar nga operacioni i përbashkët kundër krimit të organizuar në rastin e shitjeve dhe transaksioneve fiktive të derivateve të naftës.

Bëhet e ditur se bastisjet janë realizuar në 21 lokacione, në operacionin e udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

“Pas grumbullimit të informacioneve dhe sigurimit të provave, është krijuar dyshimin e arsyeshëm se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumenteve të rreme lidhur me tatimet, si dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës”, vazhdon njoftimi.

Ky operacion është zhvilluar në kuadër të veprimeve procedurale hetimore.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika