Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren me qëllim të marrjes së masave parandaluese dhe në dentifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz.
Të premten kjo drejtori (DHTQNJ), njësitet tjera të specializuara, ato për reagim të shpejtë dhe Drejtoria për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve të punës, atyre të ATK-së dhe inspektorëve komunal, si dhe njësive tjera të profilizuara, stacioneve policore në kuadër të Policisë së Kosovës kanë zbatuar Planin Operativ të koduar me emrin “Dhjetori 2021” i cili plan është realizuar njëkohësisht në disa rajone të Republikës së Kosovës.
Operacioni i lartcekur ka rezultuar me aktivitetet dhe të gjeturat si në vijim: 43 lokale të kontrolluara, ndërkaq prej tyre janë mbyllur 8 si dhe janë shqiptuar gjoba dhe vërejtje për mungesë të dokumenteve të punës etj.





