LAJME

OJQ “EC Ma Ndryshe” zhvilloi aktivitetin “Ditarët e Hapësirave Publike” me komunitetin e të moshuarve në Prizren

OJQ “EC Ma Ndryshe” zhvilloi aktivitetin “Ditarët e Hapësirave Publike” me komunitetin e të moshuarve në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Prill 2026, 12:30

OJQ “EC Ma Ndryshe” ka bërë të ditur se në kuadër të projektit “Public Spaces 4 ALL”, me komunitetin e të moshuarve është zhvilluar aktiviteti “Public Spaces Diaries” (“Ditarët e Hapësirave Publike”).

Aktiviteti është realizuar në zyrat e Organizatës Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës (OKPIP) në Prizren, me ç’rast janë mbledhur përvojat e drejtpërdrejta dhe perceptimet e qytetarëve të moshuar mbi përdorimin dhe cilësinë e hapësirave publike në qytet.

Sipas njotimit, takimi u hap me një prezantim mbi projektin dhe metodologjinë “Public Spaces Diaries”, një qasje pjesëmarrëse që fokusohet në mbledhjen e të dhënave mbi përvojat e përditshme të grupeve të ndryshme në hapësirat publike, përfshirë modelet e përdorimit dhe vëzhgimet praktike mbi funksionalitetin e tyre.

Aktiviteti u realizua përmes sesionit të lehtësuar, ku pjesëmarrësve iu shpërndanë ditarë individualë për të dokumentuar përvojat dhe mendimet e tyre.

Siç bëhet e ditur, pyetësorët përfshinin tema që lidhen me frekuencën e përdorimit të hapësirave publike, vështirësitë e hasura, si dhe ndikimin e kushteve atmosferike në përvojën e tyre.

“Gjetjet e këtij aktiviteti do të shërbejnë si bazë për hartimin e rekomandimeve konkrete që synojnë përmirësimin e hapësirave publike në Prizren, duke i bërë ato më gjithëpërfshirëse dhe të qasshme për të gjithë qytetarët” – thuhet në njotim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika