Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se toger Etnik Kastrati ka përfunduar me sukses trajnimin “Infantry Basic Officer Leader Course” (IBOLC) në Fort Benning, Georgia, një nga kurset kryesore për përgatitjen profesionale të oficerëve të rinj të këmbësorisë.
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, vlerësohet me çmimin e lartë ndërkombëtar

Sipas FSK-së, trajnimi përfshin zhvillimin e aftësive të udhëheqjes, planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve taktike, përdorimit të armëve, navigimit tokësor, stërvitjes së njësive dhe drejtimit të trupave në kushte të ndryshme operacionale, raporton Klankosova.tv.
Bazuar në rezultatet dhe performancën e treguar gjatë trajnimit, toger Kastrati është vlerësuar me çmimin “International Distinguished Honor Graduate”.
“Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme në zhvillimin e tij profesional si Oficer i Këmbësorisë dhe një tjetër dëshmi të përkushtimit për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thotë FSK.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

KB Bashkimi nuk mund të udhëtojë për ndeshjen në FIBA Europe Cup, kërkon shtyrjen e saj për shkak të vizave

Aleanca kërkon angazhim të Kuvendit për strategjinë shtetërore për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë

Kosova nënshkruan marrëveshje prej 41 milionë eurosh për pajisje mjekësore dhe infrastrukturë shëndetësore

