LAJME

Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Korrik 2025, 15:20

Kapiten Shkëlqim Raci, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit për Logjistikë në Universitetin e Mbështetjes së Ushtrisë (Army Sustainment University), që zhvillohet në Fort Lee, Virxhinia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të FSK-së, ku ndër të tjera thuhet se kapiten Raci është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Distinguished International Honor Graduate”, që i ndahet studentëve ndërkombëtarë për performancë të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale gjatë trajnimit.

“Ky sukses i Kapiten Racit përbën dëshmi të përkushtimit, profesionalizmit dhe standardeve të larta që përfaqësojnë pjesëtarët e FSK-së në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika