Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka reaguar ndaj pronarëve të sallave të dasmave që po i lejojnë të mbahen tubimet elektorale në sallat e tyre.
Sipas komunikatës së OHT-së, mbi 3 milionë euro janë dënimet për qytetarët e Kosovës gjatë kohës së pandemisë.
Në këtë komunikatë, OHT shkruan se kush po i dënon politikanët dhe se a ka rregulla për ta.
Postimi i plotë:
REAGIM NDAJ PRONARËVE TË SALLAVE TË DASMAVE QË PO I LEJOJNË TË MBAHEN TUBIMET ELEKTORALE NË SALLAT E TYRE!!
Visar DEMOLLI, Drejtor ekzekutiv i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës. ”Të nderuar pronarë të sallave të dasmave, vlera e gjobave të shqiptuara për qytetarët e Kosovës gjatë kohës së pandemisë, është mbi 3 milionë euro, e këto dënime nuk e kanë ndërmend t’i ndalin, sepse çdo ditë jemi duke i parë duke shqiptuar dënime ndaj bizneseve dhe ndaj qytetarëve, me ç’rast nuk dyshojmë se edhe juve ju kanë prekur këto dënime.
Ne si shoqëri e dijmë që qytetarët janë të ‘’barabartë’’ para ligjit dhe para dënimeve. Por, siç po shihet kohët e fundit janë disa qytetarë më të barabartë dhe më të privilegjuar se të tjerët: e këta janë njerëzit e partive politike (pa përjashtim) të cilët që nga koha e fushatës e deri tani nuk e kanë ndërmend t’i ndalin tubimet e tyre elektorale.Kush po i dënon ata? A ka rregulla për ta apo jo?
Me vet faktin që po bëhet fjalë për interesat e tyre partiake nuk ekzistojnë masa e as PANDEMI për ta!Nëse këta politikanë janë qytetarë si të tjerët, atëherë pse rregullat e pandemisë nuk vlejnë njëjtë për të gjithë? E veçanërisht për ministrin ZEMAJ, i cili vazhdimisht ka kërkuar mbyllje, dhe ka vënë masa e kufizime për biznese, e veçanërisht për juve SALLAT E DASMAVE që nuk keni funksionuar fare!
Ju zotëri Armend Zemaj, Fotografia vlen sa njëmijë fjalë, dhe këto fotografi kanë një domethënie shumë të madhe, sepse pikërisht JU ishit ai që i mbylli të gjitha restorantet, JU u’a ndaluat shumë e shumë njerëzve punën!!A e meritojmë të paktën një sqarim nga ana juaj??Pronarë të sallave të dasmave, ju kuptojmë që financiarisht nuk qëndroni mirë, dhe bashkëndjejmë me ju në këtë aspekt., por nuk po e kuptojmë si mund t’i lejoni që në sallat e juaja të mbajnë aktivitetet e tyre, dhe të përfitojnë për vete KËTA shkaku i të cilëve nuk keni punuar qe sa e sa muaj!!!Është për t’u ardhur keq që jemi në këtë gjendje sepse çdo ditë po shohim që këta politikanë nuk kanë fare përgjegjësi për JU, për qytetarët dhe qdo ditë po e rrezikonjnë shëndetin tonë duke i mbledhur në tubime atë numër të madh njerëzish për përfitime vetanake!!”Visar Demolli
REAGIM NDAJ PRONARËVE TË SALLAVE TË DASMAVE QË PO I LEJOJNË TË MBAHEN TUBIMET ELEKTORALE NË SALLAT E TYRE!!
Visar…
Posted by OHT – Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës on E enjte, 4 Shkurt 2021