LAJME

Obiliqi ndan 100 euro për të prekurit me koronavirus, 300 sosh për familjarët e viktimave

Obiliqi ndan 100 euro për të prekurit me koronavirus, 300 sosh për familjarët e viktimave
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Dhjetor 2020, 12:07

Komuna e Obiliqit ka vendosur që të ndajë nga 100 euro për secilin të infektuar me koronavirus. Për më tepër, ata kanë vendosur t’i ndajnë 300 euro familjarëve të viktimave nga COVID-19.

Ky ishte vendimi që u mor në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Obiliqit, dhe lajmin e ka konfirmuar  kryetari i komunës, Xhafer Gashi.

“Sot, mbajtëm seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e banorëve të prekur nga Covid-19 në qytetin e Obiliqit”, ka thënë Gashi.

“Duke parë, situatën dhe rrjedhën e jetës që ka ndryshuar kjo pandemi, me tetëmbëdhjetë vota për dhe dy kundër, asambleja komunale, ka aprovuar vendimin për ndarjen e këtyre mjeteve, ku për çdo qytetar të prekur nga COVID-19 do të subvencionohen me nga 100 euro, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do subvencionohen me nga 300 sos”.

“Ky vendim do vlejë që nga dita e shpalljes së pandemisë e deri në përfundimin e saj sipas vendimeve të institucioneve shëndetësore”, ka vijuar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika