- Reklama -

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar sot me një shkresë Kryeministrit Kurti, Zëvendëskryeministrit Bislimi, Ministrit Peci, Ministrit Aliu e KPMM-së për të shprehur shqetësim të thellë për moskoordinimin e institucioneve të Kosovës, si rezultat i së cilës janë bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune.

Përmes kësaj shkrese OAK ka kërkuar nga kryeministri dhe ministrat përkatës që me urgjencë të zhbllokojnë këto biznese në mënyrë që të mos vije deri tek një kolaps zinxhiror dhe të shkaktohen humbje të jashtëzakonshme për bizneset, të punësuarit dhe të hyrave për vendin, njofton Klankosova.tv.

- Reklama -

“Ky reagim vije si rezultat i mos përgjigjes së institucioneve të Kosovës, respektivisht MBPZHR, MMPHI dhe KPMM, që oda ka një kohë të gjatë që është duke kërkuar takime çoftë individuale apo edhe të përbashkëta, në mëyrë që qindra kërkesa të cilat janë depozituar tash e një kohë të gjatë të trajtohen dhe të lejohet vazhdimi i punës për këto biznese” thuhet në kumtesën e tyre.

OAK ka kërkuar edhe njëherë nga Peci, Aliu e KPMM, tashmë edhe publikisht një takim urgjent për trajtimin dhe zgjidhjen e këtyre problemeve.

“Problemi kryesor qëndron tek mosvazhdimi i pëlqimeve dhe kontratave nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës dhe pëlqimeve dhe lejeve mjedisore nga MMPHI, si rezultat i të cilave është bllokuar edhe KPMM. OAK dhe bizneset janë të gatshme dhe në pritje që çdo kohë të takohen për trajtimin dhe zgjidhjen e problemit”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Shtrenjtimi i rrymës rëndon bizneset

Rritja e tarifave të energjisë elektrike do të sjellë...

Çfarë tregon klasa e energjisë e ngrirësit: Një detaj që nuk e keni ditur dhe mund t’ju kursejë para

Klasa e energjisë është një karakteristikë teknike e ngrirësve...

Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti

Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje...

Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime

Kur ka prezantuar programin e Qeverisë së tij në maj...

Çmimet e larta të produketve ushqimore në Kosovë, kërkohet bojkotim të supermarketeve

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Kosumatorit, Iniciativa “Kosova...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort