Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit, OJQ “EC Ma Ndryshe” organizoi vizitë edukative për nxënësit e SHFMU “Fatmir Berisha” në Laboratorin e Shkencave Natyrore dhe Biodiversitetit në Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, me qëllim promovimin e edukimit mjedisor, rritjen e njohurive mbi biodiversitetin dhe rëndësinë e ruajtjes së natyrës.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e kësaj organizate, gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me hapësirat dhe koleksionet e laboratorit, i cili funksionon në kuadër të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.





