Nxënësit e International Maarif Schools of Kosova – Dega në Prizren kanë arritur rezultate të larta në garat komunale të vitit 2026 në lëndët kimi, matematikë dhe fizikë, duke dëshmuar nivel të lartë përgatitjeje dhe përkushtimi, sipas njoftimit të këtij institucioni arsimor.
Siç bëhet e ditur, në Olimpiadën Komunale të Kimisë 2026, nxënësit e International Maarif Schools of Kosova shënuan suksese të rëndësishme. Nxënësi i klasës së 11-të, Rini Hadri, u rendit në vendin e parë, ndërsa nxënësi i klasës së 10-të, Diar Kelmendi, zuri vendin e dytë dhe Diarta Çollaku, po ashtu nga klasa e 10-të, u rendit e treta.
Tutje, thuhet se sukseset vazhduan edhe në Olimpiadën e Matematikës, ku Diarta Çollaku arriti vendin e parë, Enes Rysheni vendin e dytë, ndërsa Diar Kelmendi u rendit i katërti. Në garën komunale “Fizikani i Ri 2026”, Diarta Çollaku fitoi vendin e dytë, ndërsa Diar Kelmendi vendin e tretë.





