LAJME

Nxënësi i shkollës “Hysen Rexhepi”, Dion Tola, zë vendin e tretë në garën republikane të fizikës

Nxënësi i shkollës “Hysen Rexhepi”, Dion Tola, zë vendin e tretë në garën republikane të fizikës
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Mars 2024, 13:45

Dion Tola, nxënës i klasës së IX-2 të shkollës “Hysen Rexhepi” në Prizren, ka zënë vendin e tretë në garat republikane të fizikës për vitin 2024, ka njoftuar në facebook, drejtoresha e shkollës, Lumnije Rakaj.

“Sot, Dion Tola, nxënës i kl.IX-2, na i mbushi zemrat plot me rezultatin e arritur në garat e XXV shtetërore të fizikës 2024, duke u renditur në vendin e III-të. Një moment vërtet i veçantë t’i dhuroja lëvdatën e merituar të shkollës Dionit, i cili në garat komunale u rendit i pari e në ato shtretërore i treti.

Krenare për nxënësit tanë që vazhdojnë të shkëlqejnë çdo ditë. Mirënjohje e falenderime edhe për mësimdhënësen e fizikës Zana Saramati dhe kujdestaren e klasës, Besa Gjaha për mbështetjen dhe përkushtimin ndaj Dionit.”, ka shkruar drejtoresha, Rakaj.

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika