Në Qendrat Komunale të Numërimit janë numëruar votat për kandidatë në mbi 55 për qind të vendvotimeve. Janë procesuar 1378 prej 2498 vendvotimeve.
Në votat preliminare, Vetëvendosje prin me rreth 43 për qind, Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 21 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me nën 18 për qind e Aleanca e katërta me 7 për qind.
Sipas formulës D’Hondt, në bazë të këtyre rezultateve, LVV-ja pritet të ketë 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20 e Aleanca 8.
Pa u numëruar kanë mbetur edhe votat e diasporës (mbi 100 mijë).
Lista e emrave më të votuar te katërt partitë më të mëdha shqiptare:
Vetëvendosje:
1. Albin Kurti – 130,818 vota
2. Glauk Konjufca – 102,908
3. Albulena Haxhiu – 59,591
4. Hekuran Murati – 51,738
5. Donika Gërvalla – 48,061
6. Xhelal Sveçla – 39,046
7. Avni Dehari – 35,582
8. Mimoza Kusari-Lila – 33,403
9. Hajrulla Çeku – 32,995
10. Ejup Maqedonci – 29,330
Partia Demokratike e Kosovës:
1. Bedri Hamza – 64,092
2. Përparim Gruda – 39,993
3. Arian Tahiri – 34,885
4. Uran Ismaili – 31,531
5. Vlora Çitaku -21,757
6. Sala Jashari – 21,667
7. Ganimete Musliu -16,793
8. Arben Mustafa – 15,416
9. Enver Hoxhaj – 14,886
10. Mërgim Lushtaku – 14,758
Lidhja Demokratike e Kosovës:
1. Vjosa Osmani – 42,525
2. Lumir Abdixhiku – 38,502
3. Doarsa Kica-Xhelili – 30,033
4. Hykmete Bajrami – 23,780
5. Avdullah Hoti – 21,761
6. Ukë Rugova – 18,238
7. Kujtim Shala – 17,887
8. Anton Quni – 14,360
9. Armend Zemaj – 13,055
10. Lutfi Haziri – 13,040
Aleanca:
1. Ardian Gjini – 21,843
2. Ramush Haradinaj – 19,587
3. Daut Haradinaj – 14,947
4. Besnik Tahiri – 13,062
5. Bekë Berisha – 10,623
6. Burim Ramadani – 9,755
7. Time Kadrijaj – 9,316
8. Agim Çeku – 8,347
9. Arbër Tolaj – 7,715
10. Albana Bytyqi – 5,434