Në medie është duke qarkulluar lajmi se që nga sot (e hënë) prej orës 10:00, pritet që paratë e para nga Fondi Pensional i Kursimit të bien në duar të qytetarëve.Por, këtë e ka demantuar zëdhënësi i Trustit Pensional të Kosovës, Jeton Demi.
Sipas Demit, për aplikimet që janë kryer prej datës 11 deri 17 dhjetor, ekzekutimi i pagesës së 10 për qindëshit nga Trusti, siç edhe është njoftuar gjatë aplikimit, pritet të bëhet më 23 dhjetor 2020.
Nuk del sot 10 për qindëshi, kjo është data kur do të ekzekutohen mjetet

“Unë nuk kam njoftim tjetër për ekzekutimin e pagesës së 10%-shit përveç atij që e kemi publikuar të premten, pra që aplikimet të cilat janë kryer prej datës 11 deri më 17 dhjetor, ekzekutimi, siç edhe është njoftuar gjatë aplikimit, pritet të bëhet më 23 dhjetor 2020”, ka thënë Demi.Tërheqja e këtyre mjeteve është garantuar me Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike të votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë. Qytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale, që kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar, por edhe në bazë të vlerës së pagës që marrin.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

