LAJME

KPK-ja suspendon dhe inicion procedurë disiplinore ndaj kryeprokurores së Pejës dhe koordinatores për dhunë në familje

KPK-ja suspendon dhe inicion procedurë disiplinore ndaj kryeprokurores së Pejës dhe koordinatores për dhunë në familje
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Tetor 2026, 14:03

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka suspenduar nga detyrat zyrtare kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri.

Dukagjini ka mësuar se anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), kanë votuar unanimisht për suspendimin e saj.

KPK-ja do të nisë procedurë disiplinore ndaj tyre dhe do të formojë panelet hetimore për shqyrtimin e rastit.

Suspendimi i kryeprokurores Vuçetaj dhe prokurores Gacaferri u rekomandua nga kryeprokurori i shtetit, Zejnullah Gashi, pas vrasjes së Arlinda Zekajt dhe shqetësimeve të ngritura për mënyrën se si institucionet e drejtësisë i trajtuan raportimet dhe kërkesat e saj për mbrojtje.

Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ndërsa më 22 tetor i kishte dërguar një letër kryeprokurores Vuçetaj, duke shprehur shqetësimin për sigurinë e saj dhe duke paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika