LAJME

Komandanti i KFOR-it në rajonin perëndimor takoi Totajn: Bashkëpunimi me institucionet lokale, element i rëndësishëm për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it në rajonin perëndimor takoi Totajn: Bashkëpunimi me institucionet lokale, element i rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Tetor 2026, 13:30

Komandanti i Komandës Rajonale-Perëndim të KFOR-it (RC-ë), koloneli Giuseppe De Blasi, është takuar me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të angazhimeve të rregullta të misionit të KFOR-it me udhëheqësit lokalë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi riafirmoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit me institucionet lokale, si elemente të rëndësishme për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të përcaktuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999, duke kontribuar në garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë, si dhe në lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

Në përmbushjen e mandatit të tij, KFOR-i vepron në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), duke respektuar rolet dhe përgjegjësitë përkatëse të secilit institucion.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika