Kreatori i “Newborn”-it, Fisnik Ismaili, ka prezantuar dizajnin e ri të këtij monumenti, duke ua ndërruar vendet shkronjave në NONEWBR, duke krijuar kështu mesazhin “NO NEW BROKEN REPUBLIC”, që jep mesazhin kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“No New Broken Republic”, është një lloj paralajmërimi se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të jetë një bosnjëzim i Kosovës. Atje, presidenca është tripalëshe, me një përfaqësues nga boshnjakët, kroatët dhe serbët, që e përbëjnë atë. Këta të fundit, të njohur me emrin Republika Sërpska, shpesh kanë penguar marrjen e vendimeve në të mirë të Bosnjës dhe integrim, madje disa herë duke kërcënuar me ndarje dhe pavarësi.





