Home LAJME Njohësit e integrimeve evropiane: Ekziston vetëm një mënyrë për të ndodhur liberalizimi i vizave pë kosovarët!

Njohësit e integrimeve evropiane: Ekziston vetëm një mënyrë për të ndodhur liberalizimi i vizave pë kosovarët!

0
Njohësit e integrimeve evropiane: Ekziston vetëm një mënyrë për të ndodhur liberalizimi i vizave pë kosovarët!

Në Bërdo të Sllovenisë është duke u mbajtur Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku të pranishëm janë liderët e Bashkimit Evropian dhe kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor, raporton Gazeta Blic.Para fillimit të Samitit pati një adresim për media nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.Kryeministri Kurti hodhi kritika në drejtim të BE-së sa i përket liberalizimit të vizave për kosovarët.

Ai theksoi se Kosovës i është bërë një padrejtësi e madhe nga BE-ja në lidhje me këtë çështje .“Komisioni Europian për të dytën herë rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe është bërë një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve tonë që vuajtën shumë. Ne jemi me shpresë që ky samit do të bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saj dhe ky është zgjerimi si projekti më i rëndësishëm politik dhe proces historik i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore” deklaroi kryeministri Kurti.Njohësi i integrimeve evropiane, Dorajet Imeri, tha se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.
Imeri theksoi se tashmë mosliberalizimi i vizave është tërësisht proces politik dhe po kushtëzohet me dialogun.“Eshtë e ditur tashme se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizmin e vizave, por mosliberalizimi tregon se ky proces është edhe politik edhe teknik, pra nuk mjafton plotësimi i kritereve, per aq kohë sa nuk ka një vullnet politik të shteteve anëtare për të votuar në institucionet vendimmarrese te BE-së, pro liberalizimit. Kushtezimi me dialogun është evident, pra Kosova me gjasë nuk mund te beje asnje hap para në kete proces pa permbylljen e dialogut me Serbinë. Kjo është nje padrejtesi e madhe që i bëhet Kosovës duke e dëmtuar në këtë mënyrë raporetet e besueshmerisë që ka Kosova ndaj BE-së” deklaroi Imeri për “Gazeta Blic”.
Edhe profesori univeristar, Muhamed Kelmendi, po thotë se liberalizimi i vizave tashmë varet nga dialogu Kosovë-Serbi.Kelmendi tha në një prononcim për “Gazeta Blic” se kushtet e paraqitura nga EU për liberazlimin e vizave, janë plotësuar nga Kosova që në vitin 2018.“Kushtet e paraqitura nga UE per liberalizimin e vizave janë plotesuar nga Kosova që në vitin 2018. Të gjitha kushtet e paraqitura janë vleresuar nga Bashkimi Evropian se jane plotesuar. Mbi këtë është dhënë propozimi nga Komisioni Evropian që Kosoves t’i liberalizohe vizat. Kjo nuk u realizua.Ne analizën e kushteve për liberalizim të vizave verehet se Kosova qëndron më mirë se shumë shtete të Ballkanit Petendimor.Pse, pra, nuk ka liberalizim? Përgjigjet nga këto cështje gjinden në Paris, në Rome, në Vjenë, ne Berlin e në Bruksel. Nepër këto qendra përmendet vetem dialogu me shtetin serb dhe ketej nxirret fakti që dergojne te liberalizimi i vizave për Kosovën. Kundërshtimi vjen kryesisht nga mos sukseset me dialog. Ketu e ka bazen mosliberalizimi dhe këtej varet edhe liberalizimi i vizave” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”.Në Samitin e Bërdos në Slloveni pritet të ketë edhe një takim mes Kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.Në këtë takim do të marrin pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron./Gazeta Blic/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here