LAJME

Njësia e këmbësorisë së FSK-së realizon ushtrimin fushor në Mitrovicë

Njësia e këmbësorisë së FSK-së realizon ushtrimin fushor në Mitrovicë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Shkurt 2023, 17:49

Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore, ka realizuar ushtrimin fushor në poligonin taktik në Cerrnushë të Mitrovicës, me municion real dhe me këtë rast ka bërë validimin e dy skuadrave të Kompanisë B.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar në Facebook se gjatë realizimit të këtij ushtrimi dyjavor, ushtarët janë aftësuar në qitje me zjarr preciz, kontroll dhe komandë të zjarrit në nivel individual, stërvitje të ekipit për manovrim me zjarr real, si dhe stërvitje të skuadrave me zjarr shkollor dhe atë real.

“Ushtrimi u realizua në kuadër të planit të trajnimeve për vitin 2023 me qëllim të ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve operacionale, si dhe validimin e njësive të këmbësorisë. Vazhdojmë drejt sukseseve të reja”, ka shkruar ai./koha.net/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika