LAJME

Një pjesëtar i Policisë së Serbisë ndalohet në Jarinjë

Një pjesëtar i Policisë së Serbisë ndalohet në Jarinjë
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Gusht 2026, 08:06

Një pjesëtar i Policisë së Serbisë (MUP) është ndaluar në pikëkalimin kufitar të Jarinjës të enjten në mbrëmje.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për “Kossev”. Në raportim është thënë se i ndaluari është nga Kosova.

“Po merret në pyetje. Nuk do të thotë se ai do të dërgohet në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e cituar nga Policia e Kosovës.

Nuk është bërë e ditur për çka dyshohet ky person.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika