LAJME

Një person rrahet në vendin e tij të punës në Prizren

Një person rrahet në vendin e tij të punës në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Gusht 2022, 15:18

Një person ka raportuar se një i dyshuar e ka sulmuar atë fizikisht deri sa ishte në vendin e punës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:05, në rrugën “Ismail Kryeziu”, në Prizren.

Tutje në raport bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi kishte lëndime të lehta.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar e ka sulmuar atë fizikisht deri sa ishte në vendin e punës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi kishte lëndime të lehta. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika