Search
TV Prizreni Urë mediale!
Home LAJME Një person në Brezovicë mbetet në një situatë të vështirë duke u mbajtur për ski-lift
  • LAJME
  • VENDI

Një person në Brezovicë mbetet në një situatë të vështirë duke u mbajtur për ski-lift

TV Prizreni
-
January 29, 2022
0
Një person në Brezovicë mbetet në një situatë të vështirë duke u mbajtur për ski-lift

Një person i cili shihet në një video që po qarkullon në rrjete sociale duket se ka mbetur në një situatë të vështirë duke u mbajtur me duar në teleferik.

Sipas pamjeve, duket se videoja është xhiruar në Brezovicë.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me autoritetet për të parë nëse rasti është raportuar dhe për të marrë më shumë informata, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Ndryshe, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se tashmë ka filluar punën Ndërmarrja Shoqërore Brezovica.
Sipas njoftimit të AKP-së, thuhet se më 13 janar 2022 Bordi i Drejtorëve i AKP-së emëroi Bordin e ri të Përkohshëm Menaxhues për NSH Inex Sharr Planina Brezovicë, Shtërpce, në përbërje të gjashtë anëtarëve. Kjo ndërmarrje me vendim të Bordit të Drejtorëve të AKP-së ishte vendosur më parë nën Administrim Direkt të AKP-së më 22 dhjetor 2020.

“Publiku njoftohet se skil-iftat janë lëshuar në operim në mëngjes më 16 janar 2022 dhe se do të vazhdoj operimi i rregullt i Brezovicës. Publiku ftohet që për çdo shërbim që pranojnë në këtë ndërmarrje të kërkojnë kuponin fiskal”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

Previous article Edhe anëtarë të PDK-së në protestën e PSD-së
Next article 3628 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
TV Prizreni
https://tvprizreni.net

LEAVE A REPLY Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here
You have entered an incorrect email address!
Please enter your email address here

© Newspaper WordPress Theme by TagDiv