Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka caktuar masën e paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshuarit M.M (serb), i cili u arrestua më 19 tetor, nën dyshimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale Vrasje e Rëndë.
Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të akuzuarit M.M e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.





