Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Jovan Viqentijeviq, i dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin Potokut.
Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Ndryshe, një shpërthim i fuqishëm të premten në mbrëmje në Varagë të Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit Ibër-Lepenc.
Ndryshe, një shpërthim i fuqishëm të premten në mbrëmje në Varagë të Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit Ibër-Lepenc.
Çka deklaroi para Gjykatës i dyshuari për sulmin në Zubin-Potok?
Kryeministri i vendit, Albin Kurti këtë sulm në veri të Kosovës e ka quajtur kriminal dhe terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Serbia.
Sulmin e kanë dënuar edhe bashkësia ndërkombëtare dhe kanë kërkuar sjelljen e autorëve përgjegjës para drejtësisë.





