LAJME

Një muaj paraburgim 25 policëve të arrestuar për ryshfet

Një muaj paraburgim 25 policëve të arrestuar për ryshfet
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Mars 2022, 18:54

Një muaj paraburgim është masa që Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar ndaj 25 prej 50 policëve të arrestuar nën dyshimin për ryshfet, pjesëmarrje ne grupe kriminale e keqpërdorim detyre.

Siç ka njoftuar Themelorja në Prishtinë, paraburgimi u është caktuar të pandehurve A.K, A.SH, A.H, B.L, D.L, F.S, F.GJ, G.A, G.H, G.SH, G.T, H.D, H.P, H.H, I.D, I.D, I.T, K.S, L.H, M.B, R.T, S.M, XH.H, XH.H dhe XH.L.

Policët e arrestuar dyshohen për “pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal të organizuar”, “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrja e ryshfetit”, “ushtrimi i ndikimit” e “kontrabandim me mallra”.

Gjykata ka njoftuar se vendimi për pjesën tjetër të policëve të arrestuar do të merret të mërkurën.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika