LAJME

Një i dyshuar kanos vëllain në fshatin Vraniç, i sekuestrohet një armë

Një i dyshuar kanos vëllain në fshatin Vraniç, i sekuestrohet një armë
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Korrik 2023, 11:23

Policia në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se dje gjatë mbrëmjes në fshatin Vraniç të Komunës së Suharekës, pas fjalosjes së dy vëllezërve njëri ka kanosur me armë tjetrin vëlla.

E gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e fjalosjes rreth telekomandës së televizionit dhe kanalit të tyre të preferuar, ku pas kësaj i dyshuari ka gjuajtur me armë në oborrin e tyre.

Policia ka konfiskuar Revolen, prodhim Arex, kal.9×19 mm, e cila posedon leje në emrin e të dyshuarit, një gëzhojë, një plumb dhe dy karikator të zbrazët të kësaj revole.

Me urdhër të prokurorit kujdestar të shtetit i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika