LAJME

Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Gjonaj, i dyshuari 16-vjeçar dorëzohet në polici

Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Gjonaj, i dyshuari 16-vjeçar dorëzohet në polici
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Maj 2026, 09:41

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjonaj në Prizrenit.

Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur në mbrëmjen e 2 majit 2026.

Sipas Policisë, i riu ka marrë plagë në këmbë dhe është transportuar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren

Burime zyrtare bëjnë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, si i dyshuar për rastin përmendet një tjetër i mitur, 16-vjeçar, i cili është dorëzuar në polici.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria kompetente.

Rasti po trajtohet nga organet e rendit dhe mbetet në hetime.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika