Kanë nisur punimet për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike në fshatin Pllanjan të Prizrenit, pas problemeve të vazhdueshme me rrjetin e vjetëruar dhe ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike.
Për fillimin e punimeve ka njoftuar drejtori i Drejtorisë për Situata Emergjente dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, Sead Arifi, i cili ka bërë të ditur se investimet e paralajmëruara tashmë kanë hyrë në fazën e realizimit.
Arifi ka shprehur mirënjohje ndaj kompanisë KEDS për përfshirjen e nevojave të banorëve në planifikimin e investimeve dhe nisjen e punimeve, duke theksuar se ky projekt pritet të kontribuojë në modernizimin e infrastrukturës elektrike dhe në përmirësimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike.






