Komisioni i Prokurorisë së Lartë Publike në Serbi, me udhëzim të kryeprokurores Zagorka Dolovac, po shqyrton edhe rastin ndaj biznesmenit të afër me Aleksander Vuçiqin dhe autorit të sulmit terrorist në Banjskë Milan Radoiçiq.
Siç raporton mediumi serb Nova.rs, vëmendje e veçantë po i kushtohet rrethanave në të cilat Radoiçiqit nuk iu caktua masa e paraburgimit pas marrjes në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, pavarësisht rëndësisë së veprave penale për të cilat dyshohet.
Sipas Nova.rs, një nga arsyet që ishte përmendur për moscaktimin e paraburgimit ishte se prokurori i atëhershëm i rastit, Nikola Panteliq, në kërkesën e tij për paraburgim kishte paraqitur vetëm një rrethanë që mund të tregonte se Radoiçiqi, nëse do të qëndronte i lirë, mund ta pengonte zhvillimin e procedurës.





