Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës. Testimet po kryhen në tërë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi, dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, dr. Lindita Kajtazi, kanë parë nga afër punën që po bëhet nga stafi mjekësor për të kryer ekzaminimet e këtyre pjesëtarëve të policisë.





