Në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, ka nisur sot punën Task Forca e Legalizimit, e cila do të merret me trajtimin e kërkesave për legalizim.
Drejtori i kësaj drejtorie, Florent Ukaj, ka bërë të ditur se Task Forca do të trajtojë kërkesat e qytetarëve dhe synon përshpejtimin e procesit të legalizimit.






