Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë sot Kosovën.
Gjatë kësaj vizite, Von der Leyen pritet të zhvillojë takim me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Sipas njoftimit për media, takimi ndërmjet von der Leyen dhe Haxhiut do të mbahet në ambientet e Presidencës së Kosovës dhe do të nisë në orën 12:30.





