LAJME

Ngjarje si nëpër filma: Çifti nga Obiliqi ia rrëmbejnë vajzën 3 vjeçare një nëne, tentojnë ta dërgojnë jashtë Kosovës

Ngjarje si nëpër filma: Çifti nga Obiliqi ia rrëmbejnë vajzën 3 vjeçare një nëne, tentojnë ta dërgojnë jashtë Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Dhjetor 2020, 08:21

Një ngjarje si nëpër filma ka ndodhur në Obiliq, ku një burrë dhe një grua ia kanë marrë pa pëlqimin e saj vajzën 3-vjecares një gruaje tjetër nga Obiliqi, shkruan Reporteri.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30. Sipas policisë, të dyshuarit kanë tentuar që të udhëtojnë pasi e morën vajzën tre vjeçare jashtë Kosovës, përmes pikës kufitare në Jarinjë.

Aty të njëjtit janë ndaluar dhe janë kthyer mbrapsht.

Fëmija i është kthyer nënës, ndërsa, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fsh. Plemetin, Obiliq 04.12.2020-11:30. Raportohet se të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar-e, pa pëlqimin e viktimës –ia kanë marrë vajzën 3 vjeçare dhe kanë tentuar që të udhëtojnë jashtë Kosovës nëpërmes pikës kufitare Jarinjë, ku edhe janë ndaluar. Të dyshuarit dhe viktima janë shoqëruar në stacionin e Obiliqit ku dhe janë intervistuar. Me vendim të prokurorit fëmija i kthehet nënës dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të PK-së. /Reporteri.net

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika