Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT) ka njoftuar se po përballet me vështirësi në balancimin e sistemit energjetik, si pasojë e devijimeve të mëdha ndërmjet energjisë së nominuar dhe kërkesës reale.
“Sot, më 20.01.2025, KESCO ka nominuar rreth 26.17% më pak energji sesa kërkesa reale, duke e çuar Zonën e Kontrollit KOSTT në jo balanca mesatare prej rreth 211 MW orë, ndërsa në disa orë këto jo balanca tejkalojnë 260 MW orë”, thotë ky operator në një njoftim për media.





