PRIZRENI ME RAJON

Nga Spitali i Prizrenit: 78 persona me oksigjeno-terapi, me rritjen e numrit të pacientëve, po shpenzohet edhe më shumë oksigjeni

Nga Spitali i Prizrenit: 78 persona me oksigjeno-terapi, me rritjen e numrit të pacientëve, po shpenzohet edhe më shumë oksigjeni
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Nëntor 2020, 16:16

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së djeshme përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook, ka thënë se janë rritur kapacitetet për furnizim me oksigjen të lëngshëm,

Zyrtari për Komunikim në Spitalin e Prizrenit, Shefajet Berisha, ka thënë për Gazetën Express, se nga 121 pacientë të hospitalizuar, 78 janë me oksigjen.

Berisha është shprehur se me rritjen e numrit të pacientëve, po shpenzohet edhe më shumë oksigjeni.

“Për momentin jemi të furnizuar me O2, por me rritjen e numrit të pacientëve është rritur edhe shpenzimi i O2. Ne kemi një tanker 10 tonësh me O2, por meqë O2 është produkti kryesor për trajtimin e pacientëve në këtë periudhë dhe meqë shpenzimet e O2 i kemi enorme, ne kemi kërkuar që të furnizohemi edhe me një tanker tjetër”, ka deklaruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika