LAJME

Deputeti Avdullah Hoti dhuron gjak, u bën thirrje qytetarëve të bëhen dhurues të rregullt

Deputeti Avdullah Hoti dhuron gjak, u bën thirrje qytetarëve të bëhen dhurues të rregullt
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Tetor 2026, 00:40

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti ka dhuruar gjak, duke u bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në shpëtimin e jetëve përmes dhurimit vullnetar.

Përmes një postimi, Hoti ka theksuar rëndësinë e dhurimit të rregullt të gjakut për funksionimin e sistemit shëndetësor.

“Dhurimi i rregullt i gjakut është një nga mënyrat më të thjeshta dhe më të rëndësishme për të kontribuar në shpëtimin e jetëve. Nëse jeni të shëndetshëm, ju ftoj të bëheni dhurues të rregullt”, ka shkruar Hoti.

Ai ka bërë të ditur se Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut pranon dhurues çdo ditë, ndërsa ka falënderuar stafin mjekësor për punën dhe kontributin e tyre.

“Dhuro gjak, shpëto jetë!”, ka përfunduar Hoti.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika