Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se duke filluar nga sot, pagesat në vlerë mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk do të mund të kryhen më me para të gatshme.
Nga sot, në Kosovë ndalohen pagesat mbi 2 mijë euro me para të gatshme

Sipas njoftimit, të gjitha transaksionet që e kalojnë këtë shumë duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës
“Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen me para gatshme dhe duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës. Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat. Mos paguani cash mbi limitin e lejuar” – thuhet në njoftimin e ATK-së.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

