Visar Demolli, Drejtor i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, i ka quajtur qesharak vendimin e Qeverisë së Kosovës për kufizim të funksionimit të sektorit të gastronomisë.
“Është hajgare dhe vendim qesharak nga ana e qeverisë. E kundërshtojmë ashpër dhe ne Këshilli i Odës Hoteliere kemi takim nesër për masat e marra dhe mbylljen e paralajmëruar për sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë”, është shprehur Demolli.
Ai në Info Magazine ka thënë se në kohën e fushatës elektorale partitë politike i përdornin hapësirat e tyre – në të cilat u ishte ndaluar që të punonin vetë.





