Procesi i vaksinimit do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës në sallën “1 Tetori” dhe në komunat e Kosovës, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Në sallën “1 Tetori” do të vaksinohen qytetarët që janë kontaktuar të premten nga MSH-ja, sipas aplikimit të tyre dhe sipas terminit të caktuar.
“Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon edhe gjatë ditëve të vikendit si në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ashtu edhe në komunat e tjera të vendit, në lokacionet e caktuara nga Drejtoritë Komunale për Shëndetësi sipas tabelës së bashkëngjitur. Në qendrën e vaksinimit në Prishtinë – salla “1 Tetori” do të vaksinohen qytetarët të cilët sot gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova dhe sipas terminit të caktuar”, thuhet në njoftimin e ministrisë.






