LAJME

Nga java tjetër nis vaksinimi kundër Gripit sezonal në Kosovë

Nga java tjetër nis vaksinimi kundër Gripit sezonal në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Tetor 2022, 12:39

Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët se vaksinat kundër Gripit sezonal kanë aritur në Kosovë dhe duke filluar nga dita e hënë, do të filloj vaksinimi i qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Gripi sezonal.

Vaksinimi kundër Gripit sezonal mund të bëhët çdo ditë pune në Njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.

MSh ka siguruar vaksina të mjaftueshme prandaj, ftohen qytetarët që nga data 31 janar e tutje të vaksinohen.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika