Që nga java e ardhshme qytetarët e Kosovës do të mund të zgjedhin se me cilën vaksinë dëshirojnë të vaksinohen.
Nga java e ardhshme qytetarët mund të zgjedhin vaksinën

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se pasi furnizimi me vaksina është i qëndrueshëm qytetarëve do t’u lejohet të zgjedhin se me cilën vaksinë dëshirojnë të vaksinohen kundër Covid 19.
“Duke qenë që stoku aktual me vaksina kundër COVID-19 është i qëndrueshëm, Komiteti për imunizim kundër COVID-19 vendosi që duke filluar nga java e ardhshme qytetarëve t’u ofrohet mundësia që të përcaktohen për llojin e vaksinës që do ta marrin (në konsultim me mjekun e ekipit të vaksinimit), për aq kohë sa ekziston kjo mundësi” thuhet në njoftimin e MSH-së.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Apel për ndihmë: Safet Krasniqi nga Nasheci i Prizrenit ka nevojë urgjente për operim

Fakulteti Juridik i Universitetit “Ukshin Hoti” me sukses në garat ndërkombëtare të gjykimit të simuluar në Tiranë

KBI Prizren: Haxhinjtë prizrenas kanë arritur shëndoshë e mirë në Mekë, kanë kryer edhe Umren

