LAJME

Nga dronët Bayraktar deri te bazat ajrore, 22 sukseset e ushtrisë së Shqipërisë

Nga dronët Bayraktar deri te bazat ajrore, 22 sukseset e ushtrisë së Shqipërisë
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Janar 2023, 21:57

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka theksuar 22 arritjet kryesore të mbrojtjes së Shqipërisë gjatë vitit 2022.

Përmes një video materiali janë renditur këto të arritura në mesin e tyre edhe marrëveshja për donet Bayraktar.

“Nisi e ndërtimit të bazës ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë, u rritën 30 përqind pagat për ushtarët e forcave të armatosura, nënshkruhet marrëveshja për shtimin e flotës ajrore me avionë luftarakë pa pilotë me kompaninë turke “Byraktar”, themelohet Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile”- janë disa nga të ngjarjet që janë përfshirë në këtë video.

Në mesin e këtyre 22 të arriturave që ka përmendur Ministria e Mbrojtjes janë edhe nënshkrimi i kontratës së shërbimit satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, dhe nënshkrimi i marrëveshjes së huasë me Qeverinë italiane prej 30 milionë eurosh për furnizimin e sistemit të mbrojtjes civile.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika